Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/ Blog personal Fri, 09 Sep 2022 14:04:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/ 32 32 Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/04/29/moj-e-bukura-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Thu, 29 Apr 2021 19:07:57 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1134 Moj e bukura Shqipëri Ulem ca i ngrysur në bulevard dhe pi kafenë Larg Atdheut...

The post Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Moj e bukura Shqipëri

Ulem ca i ngrysur në bulevard dhe pi kafenë
Larg Atdheut në verandë të kafiterisë “Piana”
Seç ma kërkon zemra…sa do ia kisha ngenë
Të pija në Atdhe i shkujdesur…në kafiteri “Tirana”!

Udhakojnë mizëri kalimtarësh si të verdhat milingona
Ca afër seç dëgjohet kamarieri:”Bon giorno!”-“Prego!”
Sa më dhemb zemra që nga kombi im me miliona
U degëzuan papërfillshëm…dhe kanë po këtë kredo!

Ca më tutje në vesh më vjen:”O Sole mio…!”
Dhe një tjetër…”Guden tag…was möchten sie?”
Me vete them:”O nuk më duhet hëpërhë adaxhio…
Kam Vaçe Zelën…”Moj e bukura Shqipëri…!”

Pi kafenë dhe në buzë më vjen si fllad…
“Rrjedh në këngë e ligjërime” më ngrit në qiell
S’i përulem askujt ndonëse jam shumë larg…
Nga Shqipëria më vjen drita,më ngroh i arti diell.

Pi kafenë dhe ndjehem i lartë në prehrin e Olimbisë
Kambanat e Vaçe Zelës më zgjojnë…nuk më tretin…
Ninullat më mbajnë si Anteun…amaneti i Shqipërisë:
“Ji lart, bir!”Nënë,moj…do pres gërshetin…”

Heppenheim,23 prill 2012,
në orën 10:30

The post Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/04/22/nene-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Thu, 22 Apr 2021 15:42:50 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1130 Nënë Shqipëri Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt; po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i...

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Nënë Shqipëri

Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt;
po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i ziu!
Plagët tona,o popull-s’na i shërojnë të huajt…
njësoj si ujku i vjetër është dhe ky- “i riu”!

Plagë shqiptare,o plaga jonë e vjetër;
zgjidh një tjetër,o popull-fare të ri!
Kasapi që të preu në vite-s’bëhet tjetër…
Mjer për ne-për ty,o Nënë Shqipëri!

T’ u mbush shtëpia me plot papagallë,
Me ujqër e luanë-të gjallë të të grisin!
Hiqi nga toka,Nënë,këta të hanë të gjallë…
të prenë në copa dhe duan të të shesin!

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/28/u-thashe-sylejman-qyqalla/ Sun, 28 Mar 2021 07:48:39 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1122 U thashë I thashë tymit:Shporru…ik…ik! I thashë zjarrit:Mos u shuaj! Oxhakut:Kurrë mos u fik, mos...

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë

I thashë tymit:Shporru…ik…ik!
I thashë zjarrit:Mos u shuaj!
Oxhakut:Kurrë mos u fik,
mos u ndiz nga dorë e huaj!

I thashë bujkut:Mbille arën!
I thashë mullirit:Bluaj…bluaj!
I thashë mësuesit:Ruaje farën,
mos e mirr nga racë e huaj!

I thashë këngës:Kumbo në qiell!
I thashë ushtarit:Rri n’detyrë!
I thashë zemrës:Bëji zë Diellit,
të qeshin bar e lule në natyrë!

U thashë grave:Lindni fryt;
bota s’gëlon dot me robotë!
Njeriut:Më i bukuri-zëri yt…
ishte,do t’jetë-është dhe sot!

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/19/ti-je-shqiperi-heroit-legjendar-mark-avdyl-ndreja-sylejman-qyqalla/ Fri, 19 Mar 2021 19:04:13 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1118 Ti je shqipëri (Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja) Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë? A mos jam...

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ti je shqipëri

(Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja)

Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë?
A mos jam në ëndërr?Kushedi…
Pashë shqiponjën në ty,vëlla Mark…
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Ç’është ky shkëmb që nuk rrëzohet,
Nuk e tund dot asnjë rrebesh?
Për flamur trupi i shkallmohet
Dhe nga parzmi s’mund ta heqë!

Ç’është ky shkëmb,që s’luan nga trualli,
Mos jam në ëndërr unë?Mundet…kushedi…
Sa zemra i ke ti,o vëlla Mark Guri?
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Bensheim,13 nëntor 2012

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/02/23/te-dehem-sylejman-qyqalla/ Tue, 23 Feb 2021 22:43:31 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1112 Të dehem Unë kam mjaft me se të dehem, Saherë dua zbres në tëndin sy....

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem

Unë kam mjaft me se të dehem,
Saherë dua zbres në tëndin sy.
S’më duhet shishja të zhgrrehem,
Më fort se rakia më deh ti.

Unë kam mjaft me se të bëhem tapë;
zbres mbi trupin tënd,në të fryrin gji.
Dhe nga ëndrra zgjohem-te ti vij prapë,
Po më mori etja-në kroin tënd do pi.

Unë kam mjaft të dehem në magji;
me flokun tënd selvi do mbulohem.
Mbi lëkurën tënde biluri,do bëj poezi,
Si në një kopësht parajse do harrohem.

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Për ty, Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/01/09/per-ty-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Sat, 09 Jan 2021 20:47:15 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1105 PËR TY,SHQIPËRI Për ty,Shqipëri,u zura me dreqin e të birin, Po zani im-kurrë bre nuk...

The post Për ty, Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
PËR TY,SHQIPËRI
Për ty,Shqipëri,u zura me dreqin e të birin,
Po zani im-kurrë bre nuk më shterroi!
U zura me titistë,që po ta bënin qivurin
Dhe ende kjo luftë dhe sot nuk mbaroi!

Për ty,Shqipëri,kurrë në hamendje s’u stepa;
Ca donin Titon e shumë kumbarë Rankoviçin!
Tash shtiren për të kaluaren,po s’hipin në plepa,
Sërish duan ty,Shqipëri,të ta lënë dobiçin!

Për ty,Shqipëri,për kombin tim e për flamur,
(Mos ma zër,o pis ngoje një “komb kosovar”!)
Tjetër ngjyrë flamuri-s’do ta dua kurrë!
Kosova-Shqipëri dhe flamuri- shqiptar!

Për ty,Shqipëri…vetëm për ty
Dhe në vdeksha-do ngjallem përsëri!

The post Për ty, Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/01/03/mos-pi-gjak-sylejman-qyqalla/ Sun, 03 Jan 2021 22:20:23 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1101 MOS PI GJAK Mos pi gjak,o njeri, Mos pi-të sjell ujë! Jemi një racë unë...

The post Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
MOS PI GJAK
Mos pi gjak,o njeri,
Mos pi-të sjell ujë!
Jemi një racë unë e ti;
mos u bëj mashë e huaj!

Mos pi gjak,o i mjerë njeri;
të ofroj dete dhe oqean!
Ik nga muzgu-katran i zi;
njeri të fali Toka…jo luan!

Mos…kurrë,o njeri,mos pi gjak;
ta fal botën,siç fal perëndia!
Të rrojnë-të gjithë,njeri,e kanë hak;
bota çel lule veç nga dashuria!

The post Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Robi – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/01/03/robi-sylejman-qyqalla/ Sun, 03 Jan 2021 10:39:09 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1098 ROBI I lidhur me zinxhirë,thotë:”U kënaqa!” Me bark bosh,thotë:”S’kam uri!” “Tjetër botë-kurrë mos paça…!” S’e...

The post Robi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
ROBI
I lidhur me zinxhirë,thotë:”U kënaqa!”
Me bark bosh,thotë:”S’kam uri!”
“Tjetër botë-kurrë mos paça…!”
S’e kupton dot robi hallin e tij!

The post Robi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/30/kohe-e-ndere-sylejman-qyqalla/ Wed, 30 Dec 2020 21:43:55 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1095 KOHË E NDERË Ka ardhur një kohë tepër e keqe, të bëhesh “artist”-të qeshësh me...

The post Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
KOHË E NDERË
Ka ardhur një kohë tepër e keqe,
të bëhesh “artist”-të qeshësh me zor.
Në udhën tënde të ngrihen shumë tregje,
të thërrasin të bëhesh servil e horr.

Ka ardhur një kohë tepër e nderë,
kur bota do maskarenj e pusht.
Je “i demoduar” po qe se do nder,
ndaj shpesh mallkon e tund me grusht.

Kohë…erdhi kohë tepër e keqe,
të pret diell e çdo gjë bëhet gri.
Erdhi një kohë që do “Lepe-peqe!”
Të thotë:”Një plus një-bëjnë tre!”

Ka ardhur një kohë…zi e më zi…
ç’të hedh më parë në letër?S’e di!

The post Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Migjen – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/18/migjen-sylejman-qyqalla/ Fri, 18 Dec 2020 21:24:06 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1089 MIGJEN Dhe unë,si ti,kërkoj një grusht,Migjen Ta godas këtë glob që hesht si meit. Fjalë...

The post Migjen – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
MIGJEN
Dhe unë,si ti,kërkoj një grusht,Migjen
Ta godas këtë glob që hesht si meit.
Fjalë e dhënë për njeriun-fare s’zë vend…
Ikën me pengje heronjtë,u bënë shehitë!

Dhe unë,Migjen,kërkoj një grusht sa një mal,
Ta tund këtë botë që fle dhe dehet nga një hiç.
Ta dridh dhe oqeanin me më të lartat valë…
Të mos e shoh Atdheun të ngarendë nga një kërriç!

Dhe unë,o Migjen “Misrin” e Lulin i takova,
Po me atë çmim mali e këpucën e grisur!
Dhe unë tunda gjoks e grusht,u përgjërova
Të zgjohet nga gjumë arushe,kjo tokë trukrisur!

Dhe unë,Migjen dhe unë…me refren:
“Vallë,a do të mbushemi ndonjëherë mend?”

The post Migjen – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>