May 8, 2024

Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla

Moj e bukura Shqipëri

Ulem ca i ngrysur në bulevard dhe pi kafenë
Larg Atdheut në verandë të kafiterisë “Piana”
Seç ma kërkon zemra…sa do ia kisha ngenë
Të pija në Atdhe i shkujdesur…në kafiteri “Tirana”!

Udhakojnë mizëri kalimtarësh si të verdhat milingona
Ca afër seç dëgjohet kamarieri:”Bon giorno!”-“Prego!”
Sa më dhemb zemra që nga kombi im me miliona
U degëzuan papërfillshëm…dhe kanë po këtë kredo!

Ca më tutje në vesh më vjen:”O Sole mio…!”
Dhe një tjetër…”Guden tag…was möchten sie?”
Me vete them:”O nuk më duhet hëpërhë adaxhio…
Kam Vaçe Zelën…”Moj e bukura Shqipëri…!”

Pi kafenë dhe në buzë më vjen si fllad…
“Rrjedh në këngë e ligjërime” më ngrit në qiell
S’i përulem askujt ndonëse jam shumë larg…
Nga Shqipëria më vjen drita,më ngroh i arti diell.

Pi kafenë dhe ndjehem i lartë në prehrin e Olimbisë
Kambanat e Vaçe Zelës më zgjojnë…nuk më tretin…
Ninullat më mbajnë si Anteun…amaneti i Shqipërisë:
“Ji lart, bir!”Nënë,moj…do pres gërshetin…”

Heppenheim,23 prill 2012,
në orën 10:30

Shpërndaje: