May 9, 2024

Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla

MOS PI GJAK
Mos pi gjak,o njeri,
Mos pi-të sjell ujë!
Jemi një racë unë e ti;
mos u bëj mashë e huaj!

Mos pi gjak,o i mjerë njeri;
të ofroj dete dhe oqean!
Ik nga muzgu-katran i zi;
njeri të fali Toka…jo luan!

Mos…kurrë,o njeri,mos pi gjak;
ta fal botën,siç fal perëndia!
Të rrojnë-të gjithë,njeri,e kanë hak;
bota çel lule veç nga dashuria!

Shpërndaje: