May 8, 2024

Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla

Nënë Shqipëri

Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt;
po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i ziu!
Plagët tona,o popull-s’na i shërojnë të huajt…
njësoj si ujku i vjetër është dhe ky- “i riu”!

Plagë shqiptare,o plaga jonë e vjetër;
zgjidh një tjetër,o popull-fare të ri!
Kasapi që të preu në vite-s’bëhet tjetër…
Mjer për ne-për ty,o Nënë Shqipëri!

T’ u mbush shtëpia me plot papagallë,
Me ujqër e luanë-të gjallë të të grisin!
Hiqi nga toka,Nënë,këta të hanë të gjallë…
të prenë në copa dhe duan të të shesin!

Shpërndaje: