May 8, 2024

Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla

Ti je shqipëri

(Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja)

Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë?
A mos jam në ëndërr?Kushedi…
Pashë shqiponjën në ty,vëlla Mark…
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Ç’është ky shkëmb që nuk rrëzohet,
Nuk e tund dot asnjë rrebesh?
Për flamur trupi i shkallmohet
Dhe nga parzmi s’mund ta heqë!

Ç’është ky shkëmb,që s’luan nga trualli,
Mos jam në ëndërr unë?Mundet…kushedi…
Sa zemra i ke ti,o vëlla Mark Guri?
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Bensheim,13 nëntor 2012

Shpërndaje: