sylejman qyqalla Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/sylejman-qyqalla/ Blog personal Fri, 09 Sep 2022 14:01:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg sylejman qyqalla Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/sylejman-qyqalla/ 32 32 Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/04/29/moj-e-bukura-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Thu, 29 Apr 2021 19:07:57 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1134 Moj e bukura Shqipëri Ulem ca i ngrysur në bulevard dhe pi kafenë Larg Atdheut...

The post Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Moj e bukura Shqipëri

Ulem ca i ngrysur në bulevard dhe pi kafenë
Larg Atdheut në verandë të kafiterisë “Piana”
Seç ma kërkon zemra…sa do ia kisha ngenë
Të pija në Atdhe i shkujdesur…në kafiteri “Tirana”!

Udhakojnë mizëri kalimtarësh si të verdhat milingona
Ca afër seç dëgjohet kamarieri:”Bon giorno!”-“Prego!”
Sa më dhemb zemra që nga kombi im me miliona
U degëzuan papërfillshëm…dhe kanë po këtë kredo!

Ca më tutje në vesh më vjen:”O Sole mio…!”
Dhe një tjetër…”Guden tag…was möchten sie?”
Me vete them:”O nuk më duhet hëpërhë adaxhio…
Kam Vaçe Zelën…”Moj e bukura Shqipëri…!”

Pi kafenë dhe në buzë më vjen si fllad…
“Rrjedh në këngë e ligjërime” më ngrit në qiell
S’i përulem askujt ndonëse jam shumë larg…
Nga Shqipëria më vjen drita,më ngroh i arti diell.

Pi kafenë dhe ndjehem i lartë në prehrin e Olimbisë
Kambanat e Vaçe Zelës më zgjojnë…nuk më tretin…
Ninullat më mbajnë si Anteun…amaneti i Shqipërisë:
“Ji lart, bir!”Nënë,moj…do pres gërshetin…”

Heppenheim,23 prill 2012,
në orën 10:30

The post Moj e bukura Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/04/22/nene-shqiperi-sylejman-qyqalla/ Thu, 22 Apr 2021 15:42:50 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1130 Nënë Shqipëri Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt; po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i...

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Nënë Shqipëri

Kjo kohë jona,vete duke ndërruar kuajt;
po,njësoj janë-si gjogu i bardhë dhe i ziu!
Plagët tona,o popull-s’na i shërojnë të huajt…
njësoj si ujku i vjetër është dhe ky- “i riu”!

Plagë shqiptare,o plaga jonë e vjetër;
zgjidh një tjetër,o popull-fare të ri!
Kasapi që të preu në vite-s’bëhet tjetër…
Mjer për ne-për ty,o Nënë Shqipëri!

T’ u mbush shtëpia me plot papagallë,
Me ujqër e luanë-të gjallë të të grisin!
Hiqi nga toka,Nënë,këta të hanë të gjallë…
të prenë në copa dhe duan të të shesin!

The post Nënë Shqipëri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/28/u-thashe-sylejman-qyqalla/ Sun, 28 Mar 2021 07:48:39 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1122 U thashë I thashë tymit:Shporru…ik…ik! I thashë zjarrit:Mos u shuaj! Oxhakut:Kurrë mos u fik, mos...

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
U thashë

I thashë tymit:Shporru…ik…ik!
I thashë zjarrit:Mos u shuaj!
Oxhakut:Kurrë mos u fik,
mos u ndiz nga dorë e huaj!

I thashë bujkut:Mbille arën!
I thashë mullirit:Bluaj…bluaj!
I thashë mësuesit:Ruaje farën,
mos e mirr nga racë e huaj!

I thashë këngës:Kumbo në qiell!
I thashë ushtarit:Rri n’detyrë!
I thashë zemrës:Bëji zë Diellit,
të qeshin bar e lule në natyrë!

U thashë grave:Lindni fryt;
bota s’gëlon dot me robotë!
Njeriut:Më i bukuri-zëri yt…
ishte,do t’jetë-është dhe sot!

The post U thashë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/19/ti-je-shqiperi-heroit-legjendar-mark-avdyl-ndreja-sylejman-qyqalla/ Fri, 19 Mar 2021 19:04:13 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1118 Ti je shqipëri (Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja) Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë? A mos jam...

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ti je shqipëri

(Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja)

Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë?
A mos jam në ëndërr?Kushedi…
Pashë shqiponjën në ty,vëlla Mark…
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Ç’është ky shkëmb që nuk rrëzohet,
Nuk e tund dot asnjë rrebesh?
Për flamur trupi i shkallmohet
Dhe nga parzmi s’mund ta heqë!

Ç’është ky shkëmb,që s’luan nga trualli,
Mos jam në ëndërr unë?Mundet…kushedi…
Sa zemra i ke ti,o vëlla Mark Guri?
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Bensheim,13 nëntor 2012

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/02/23/te-dehem-sylejman-qyqalla/ Tue, 23 Feb 2021 22:43:31 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1112 Të dehem Unë kam mjaft me se të dehem, Saherë dua zbres në tëndin sy....

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem

Unë kam mjaft me se të dehem,
Saherë dua zbres në tëndin sy.
S’më duhet shishja të zhgrrehem,
Më fort se rakia më deh ti.

Unë kam mjaft me se të bëhem tapë;
zbres mbi trupin tënd,në të fryrin gji.
Dhe nga ëndrra zgjohem-te ti vij prapë,
Po më mori etja-në kroin tënd do pi.

Unë kam mjaft të dehem në magji;
me flokun tënd selvi do mbulohem.
Mbi lëkurën tënde biluri,do bëj poezi,
Si në një kopësht parajse do harrohem.

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/12/shqiptarendajeni-shapin-nga-sheqeri-sylejman-qyqalla/ Sat, 12 Dec 2020 15:56:15 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1084 Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri; veç nga vetvetja prore na vjen sherri!

The post Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri;
veç nga vetvetja prore na vjen sherri!

The post Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/10/ku-po-shkoni-bre-sylejman-qyqalla/ Thu, 10 Dec 2020 21:47:37 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1073 KU PO SHKONI BRE (Rabishe Simnicës-Bardh i Madh) Ende më tingëllojë tmerrshëm: “O,Sylo,amani ku po...

The post Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
KU PO SHKONI BRE
(Rabishe Simnicës-Bardh i Madh)
Ende më tingëllojë tmerrshëm:
“O,Sylo,amani ku po shkoni bre?!”
Me sy të çakërdisur,shumë zëshëm,
Fqinja ime e mirë-halla Rabishe.

“Kah po shkoni,amani-pse kaq me nguti,
E neve të mjerëve-ku po na lini,aman!?”
Seç shtrihej nëpër oborret tona një lubi:
“Në dorë të kujt,o Sylo,po lëmë vatan!?”

“Kadale,bre djem…kuku për neve nanat…
Nji dorë e keqe na zuni apo ndoj magji?!
Ku po i lini këto gra…të shkretat,zanat…
Ku po na i humbni këta engjëj-këta fëmijë?!

Ende më tingëllojnë tmerrshëm këto qortime,
Në oborrin e gjerë të së mirës hallë Rabishe.
Seç më qorton ashpër dhe e plagosur zemra ime…
Si me rrometë u zbraz Kosova prej një bishe!

Gjermani,më 8 dhjetor 2020

The post Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ç’është me shqiptarët – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/04/ceshte-me-shqiptaret-sylejman-qyqalla/ Fri, 04 Dec 2020 21:33:31 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1069 Ç’ËSHTË ME SHQIPTARËT Boll shumë pashë e s’po e kuptoj, Ç’është me shqiptarët?U plaçin sytë!...

The post Ç’është me shqiptarët – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ç’ËSHTË ME SHQIPTARËT

Boll shumë pashë e s’po e kuptoj,
Ç’është me shqiptarët?U plaçin sytë!
“Vdis ti… e të gjithë-veç unë të rroj!”
Sa zor të bëhemi në jetë vetë i dytë!

Boll shumë pashë e sytë m’u shqyen,
Asht e palcë bre,më pikojnë gjak!
Ndaj njëri- tjetrit-gjithmonë na ndërsyen,
Të na shkojnë në hell dhe u duket pak!

Sa shumë pashë e kurrë mos pafsha,
Lotë e plagë të fëmijëve pa bukë!
As në ëndërr në shpirt mos u vrafsha,
Ndaj njëri-tjetrit-dhelpër e ujk!

The post Ç’është me shqiptarët – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Me vete marr Shqipninë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/11/29/me-vete-marr-shqipnine-sylejman-qyqalla/ Sun, 29 Nov 2020 08:39:18 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1066 ME VETE MARR SHQIPNINË Ti ike,baba…ike si sot…në Nëntor, Po fjala e zjarri yt më...

The post Me vete marr Shqipninë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
ME VETE MARR SHQIPNINË
Ti ike,baba…ike si sot…në Nëntor,
Po fjala e zjarri yt më rrinë mbi shpinë.
Si trajstë,kudo ku shkoj,i mbaj në dorë,
Kudo ku shkoj-me vete marr Shqipninë!

Ti ike,baba… dhe pas kaq vitesh,nuk besoj,
Hija jote më ndjek: “O bir,kurrë mos u rrëzo!”
Si hajmali Shqipërinë e kam kudo të shkoj
“Dhe po u rrëzove,bir-kurrë mos u ligështo!”

Ti ike,baba,ndonëse thosha:Vdekje s’ka për ty…
E si mund të vdesë për mua e madhja lavdia!
Përditë,o baba…flas,këndoj e rri me ty gjithnjë…
Vetë thoshe:”Nuk vdes,o bir, kurrë Shqipnia!”

Ti ike,baba,po këngët e Jugut m’i le në sirtar,
Me Pashko Vason e Gjergj Fishtën-bashkë jemi!
“Kurrë,bir,mos u ndje i vogël që je shqiptar…
Shqipërinë tonë-të bukurën e dheut e kemi!”

Ti Ike,baba…o shoku im…ose je fshehur,kushedi…
O shoku im Ramiz-i mijërave urave me Tiranë!
Mbaj hajmalinë tënde:”T’gjithë shqiptarët-Shqipni!”
“Dhe në qoftë me plagë-Shqipninë e kemi nanë!”

The post Me vete marr Shqipninë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Mos më fol për Shqipëri flamur – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/11/28/mos-me-fol-per-shqiperi-flamur-sylejman-qyqalla/ Sat, 28 Nov 2020 00:13:31 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1063 MOS MË FOL PËR SHQIPËRI E FLAMUR Mos më fol për Shqipëri e as për...

The post Mos më fol për Shqipëri flamur – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
MOS MË FOL PËR SHQIPËRI E FLAMUR

Mos më fol për Shqipëri e as për flamur,
O ti,që e hodhe në treg dhe i ha të gjallë!
As me dorë flamurin mos e zër kurrë,
Që leh dhe e ha Shqipërinë,si zagar!

Mos më fol ti kurrë për flamurin tim perri,
Mos u jargis nga maskat,o i pafytyrë!
Nuk do dhelpra në sofër,imja Shqipëri,
Ju që e cfilitët atdheun dhe e bëtë zgjyrë!

Mos më fol ti kurrë as për Gjergjin,kurrë,
As për Ademat,që dritë i dhanë Shqipërisë!
Kurrë mos u jargisni me plot gojën “flamur”,
Ju që turp e faqe të zezë i sollët lirisë!

Mos më fol ti,që shamatë bën me komshinë,
Për një mexhë,për një pulë e për një lopë!
Ti je veç një hiç për kombin e Shqipërinë,
Je një plagë,një barrë e veç një gropë!

Mos më folni për heronj e dëshmorë,kurrë
Me këmbë të humbur,të skamur-pa bukë!
Mos më fol për gjakun,që rrodhi gurrë,
O ju me lëkurë deleje dhe me zemrën ujk!

The post Mos më fol për Shqipëri flamur – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>