U thashë – Sylejman Qyqalla
U thashë
I thashë tymit:Shporru…ik…ik!
I thashë zjarrit:Mos u shuaj!
Oxhakut:Kurrë mos u fik,
mos u ndiz nga dorë e huaj!
I thashë bujkut:Mbille arën!
I thashë mullirit:Bluaj…bluaj!
I thashë mësuesit:Ruaje farën,
mos e mirr nga racë e huaj!
I thashë këngës:Kumbo në qiell!
I thashë ushtarit:Rri n’detyrë!
I thashë zemrës:Bëji zë Diellit,
të qeshin bar e lule në natyrë!
U thashë grave:Lindni fryt;
bota s’gëlon dot me robotë!
Njeriut:Më i bukuri-zëri yt…
ishte,do t’jetë-është dhe sot!