June 2, 2024

Fola me një rrap – Fola si me vëlla,një ditë me një rrap. “M’i prenë krahët, o Sulo, me sharrë!”

FOLA ME NJË RRAP

Fola si me vëlla,një ditë me një rrap
“M’i prenë krahët,o Sulo,me sharrë!”
-Mos ki merak,vëlla,do të të rriten prapë
S’do të lëmë kë të të heqë ty zvarrë!

Fola me rrapin,si me një plak të urtë mirditor
(Ta shihje se si dhe rrudhat i flisnin me zë!)
“Si krimb,o Sulo,na ka hyrë brenda një dorë!”
-Mos ki,merak,vëlla,toka jonë pa ujë s’të lë!

Fola e fola gjatë me rrapin e Kastriotit
Nga ndejë e bukur e tij,u shkëputa mezi!
U mbusha fort nga kjo stuhi e motit…
“Sulo,mjer për ne kah shkon kjo Shqipni!”

Shpërndaje: