Hani…Hani (Udhëheqësve të Kosovës). “Një popull e ka udhëheqjen çfarë e meriton”
HANI…HANI
(Udhëheqësve të Kosovës)
“Një popull e ka udhëheqjen çfarë e meriton”
Hani…hani…ju bëftë mirë,
Hajeni këtë popull,që s’bëzan!
Hajeni të tërin pa mëshirë
Në daçi me lugë a me kazan!
Hani,more,hani-ju erdhi dita
(Një herë vjen vera kah dera!)
Hajeni popullin,që në sy s’ka drita…
Hajeni “trutharin”,si pantera!
Hani de,hani…asgjë kush s’ju thotë;
kush s’jua prish tymin e duhanit!
Fatin tuaj kush s’e ka në botë…
kot bie boria,kot i bien tupanit!
Më 1918