Për komb e flamur – Kurrë nuk thashë se për Atdhe bëra shumë. As u mbylla i dëshpruar…si një asket.
PËR KOMB E FLAMUR
Kurrë nuk thashë se për Atdhe bëra shumë
As u mbylla i dëshpruar…si një asket.
Për nënën-duhet të rrish dhe i pagjumë…
Mallkuar qofsh,nëse zërit tënd s’i jep jetë!
Kurrë nuk heshta as kokën para botës s’e ula
As u ndjeva “i vogël” se unë jam shqiptar.
Kur më preku dikush gjuhën-rrufeshëm u vërsula…
Për komb e flamur timin-sakaq bëhem zjarr.