May 4, 2024

I kapëm vitet – I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë. Minutin ta bëjmë shekull duam ne.

I KAPËM VITET

I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë
Minutin ta bëjmë shekull duam ne.
Me moshën,kaherë ne jemi zënë
Që ti, zemër-të mbetesh gjithnjë e re!

I kapëm vitet në gushë-s’i lëmë një hap,
Punë e madhe!Ç’kemi ne me kalendarin?
Dhe në lodhemi-buzët na freskojnë prapë
Ujitim vetë jetën ,si trëndafilat dhe barin.

I kapa vitet unë “sytigri”-t’i frenoj si një kalë,
Jam ca “qerrata”-dashurinë të plaket s’e lë!
Le të çajmë,grua, stuhitë,si deti valë-vajë…
Pak për ne është një shekull-duam dhe më!

Shpërndaje: