Shtegëtim – Na ikin njerëzit si era- pa u vënë re. Rritur bashkë,shumë vite pa u parë. Malli na gërryen;ne as këtu as atje. Na ikin njerëzit-peng i zjarrti mall.
SHTEGTIM
Na ikin njerëzit si era- pa u vënë re
Rritur bashkë,shumë vite pa u parë
Malli na gërryen;ne as këtu as atje
Na ikin njerëzit-peng i zjarrti mall.
Na ikin njerëzit,vitet në heshtje treten
Shuhen kaq papritmas,shpejt,si meteorë.
Ne prore vonë zgjohemi:”Vallë,ku mbetën?!”
Dhe na duket sikur s’qemë bashkë një orë.
Njerëzit…vetëm mes njerëzish jemi gjallë…
Ikin njerëzit dhe na duket si një përrallë.