May 30, 2024

Vdisni – O ju me duar të përgjakura në majë piramide Ju,që popullin përtej diellit pa turp degdisni! Ju që për çati s’jeni të denjë as për qeramidhe Së paku…në emër të popullit-kurrë mos flisni!

VDISNI

O ju me duar të përgjakura në majë piramide
Ju,që popullin përtej diellit pa turp degdisni!
Ju që për çati s’jeni të denjë as për qeramidhe
Së paku…në emër të popullit-kurrë mos flisni!

O ju teatër kukullash,që dramat vetë inskenoni
Dhe në dramat tuaja-s’lind kurrë asnjë pranverë!
Pse,vallë,fytyrat e zeza paturpësisht i mbuloni
Pranojeni,së paku,se për popullin-jeni kriminelë!

Mos dilni,o kusarë,nga haremi…më mirë vdisni
Dhe “në emër të popullit”-kurrë mos flisni!

Shpërndaje: