poezi Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/poezi/ Blog personal Fri, 09 Sep 2022 14:04:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/Sylejmani-150-me-150.jpg poezi Archives - Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/tag/poezi/ 32 32 Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/03/19/ti-je-shqiperi-heroit-legjendar-mark-avdyl-ndreja-sylejman-qyqalla/ Fri, 19 Mar 2021 19:04:13 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1118 Ti je shqipëri (Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja) Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë? A mos jam...

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ti je shqipëri

(Heroit legjendar,Mark Avdyl Ndreja)

Ç’është ky shkëmb,që njerr flakë?
A mos jam në ëndërr?Kushedi…
Pashë shqiponjën në ty,vëlla Mark…
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Ç’është ky shkëmb që nuk rrëzohet,
Nuk e tund dot asnjë rrebesh?
Për flamur trupi i shkallmohet
Dhe nga parzmi s’mund ta heqë!

Ç’është ky shkëmb,që s’luan nga trualli,
Mos jam në ëndërr unë?Mundet…kushedi…
Sa zemra i ke ti,o vëlla Mark Guri?
Shqipëria është ti-ti je Shqipëri!

Bensheim,13 nëntor 2012

The post Ti je shqipëri-(Heroit legjendar, Mark Avdyl Ndreja) – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/02/23/te-dehem-sylejman-qyqalla/ Tue, 23 Feb 2021 22:43:31 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1112 Të dehem Unë kam mjaft me se të dehem, Saherë dua zbres në tëndin sy....

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Të dehem

Unë kam mjaft me se të dehem,
Saherë dua zbres në tëndin sy.
S’më duhet shishja të zhgrrehem,
Më fort se rakia më deh ti.

Unë kam mjaft me se të bëhem tapë;
zbres mbi trupin tënd,në të fryrin gji.
Dhe nga ëndrra zgjohem-te ti vij prapë,
Po më mori etja-në kroin tënd do pi.

Unë kam mjaft të dehem në magji;
me flokun tënd selvi do mbulohem.
Mbi lëkurën tënde biluri,do bëj poezi,
Si në një kopësht parajse do harrohem.

The post Të dehem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/01/03/mos-pi-gjak-sylejman-qyqalla/ Sun, 03 Jan 2021 22:20:23 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1101 MOS PI GJAK Mos pi gjak,o njeri, Mos pi-të sjell ujë! Jemi një racë unë...

The post Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
MOS PI GJAK
Mos pi gjak,o njeri,
Mos pi-të sjell ujë!
Jemi një racë unë e ti;
mos u bëj mashë e huaj!

Mos pi gjak,o i mjerë njeri;
të ofroj dete dhe oqean!
Ik nga muzgu-katran i zi;
njeri të fali Toka…jo luan!

Mos…kurrë,o njeri,mos pi gjak;
ta fal botën,siç fal perëndia!
Të rrojnë-të gjithë,njeri,e kanë hak;
bota çel lule veç nga dashuria!

The post Mos pi gjak – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Robi – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2021/01/03/robi-sylejman-qyqalla/ Sun, 03 Jan 2021 10:39:09 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1098 ROBI I lidhur me zinxhirë,thotë:”U kënaqa!” Me bark bosh,thotë:”S’kam uri!” “Tjetër botë-kurrë mos paça…!” S’e...

The post Robi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
ROBI
I lidhur me zinxhirë,thotë:”U kënaqa!”
Me bark bosh,thotë:”S’kam uri!”
“Tjetër botë-kurrë mos paça…!”
S’e kupton dot robi hallin e tij!

The post Robi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/30/kohe-e-ndere-sylejman-qyqalla/ Wed, 30 Dec 2020 21:43:55 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1095 KOHË E NDERË Ka ardhur një kohë tepër e keqe, të bëhesh “artist”-të qeshësh me...

The post Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
KOHË E NDERË
Ka ardhur një kohë tepër e keqe,
të bëhesh “artist”-të qeshësh me zor.
Në udhën tënde të ngrihen shumë tregje,
të thërrasin të bëhesh servil e horr.

Ka ardhur një kohë tepër e nderë,
kur bota do maskarenj e pusht.
Je “i demoduar” po qe se do nder,
ndaj shpesh mallkon e tund me grusht.

Kohë…erdhi kohë tepër e keqe,
të pret diell e çdo gjë bëhet gri.
Erdhi një kohë që do “Lepe-peqe!”
Të thotë:”Një plus një-bëjnë tre!”

Ka ardhur një kohë…zi e më zi…
ç’të hedh më parë në letër?S’e di!

The post Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Migjen – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/18/migjen-sylejman-qyqalla/ Fri, 18 Dec 2020 21:24:06 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1089 MIGJEN Dhe unë,si ti,kërkoj një grusht,Migjen Ta godas këtë glob që hesht si meit. Fjalë...

The post Migjen – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
MIGJEN
Dhe unë,si ti,kërkoj një grusht,Migjen
Ta godas këtë glob që hesht si meit.
Fjalë e dhënë për njeriun-fare s’zë vend…
Ikën me pengje heronjtë,u bënë shehitë!

Dhe unë,Migjen,kërkoj një grusht sa një mal,
Ta tund këtë botë që fle dhe dehet nga një hiç.
Ta dridh dhe oqeanin me më të lartat valë…
Të mos e shoh Atdheun të ngarendë nga një kërriç!

Dhe unë,o Migjen “Misrin” e Lulin i takova,
Po me atë çmim mali e këpucën e grisur!
Dhe unë tunda gjoks e grusht,u përgjërova
Të zgjohet nga gjumë arushe,kjo tokë trukrisur!

Dhe unë,Migjen dhe unë…me refren:
“Vallë,a do të mbushemi ndonjëherë mend?”

The post Migjen – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/12/shqiptarendajeni-shapin-nga-sheqeri-sylejman-qyqalla/ Sat, 12 Dec 2020 15:56:15 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1084 Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri; veç nga vetvetja prore na vjen sherri!

The post Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri;
veç nga vetvetja prore na vjen sherri!

The post Shqiptarë,ndajeni shapin nga sheqeri – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Krediti im – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/12/krediti-im-sylejman-qyqalla/ Sat, 12 Dec 2020 14:07:54 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1079 Krediti im O,për besë unë s’di me u shtihu; o e dua njeriun me zemër,...

The post Krediti im – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Krediti im
O,për besë unë s’di me u shtihu;
o e dua njeriun me zemër,
o fare s’e du!

The post Krediti im – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Kurrë – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/12/kurre-sylejman-qyqalla/ Sat, 12 Dec 2020 10:55:26 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1076 KURRË Unë s’jam një këndez mbi pleh, Që mashtrohet me një kokërr grurë. As jam...

The post Kurrë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
KURRË
Unë s’jam një këndez mbi pleh,
Që mashtrohet me një kokërr grurë.
As jam zagar për padronin,të leh,
S’u shita në jetë dhe as shitem kurrë.

The post Kurrë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/2020/12/10/ku-po-shkoni-bre-sylejman-qyqalla/ Thu, 10 Dec 2020 21:47:37 +0000 http://sylejmanqyqalla.laberianews.com/?p=1073 KU PO SHKONI BRE (Rabishe Simnicës-Bardh i Madh) Ende më tingëllojë tmerrshëm: “O,Sylo,amani ku po...

The post Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>
KU PO SHKONI BRE
(Rabishe Simnicës-Bardh i Madh)
Ende më tingëllojë tmerrshëm:
“O,Sylo,amani ku po shkoni bre?!”
Me sy të çakërdisur,shumë zëshëm,
Fqinja ime e mirë-halla Rabishe.

“Kah po shkoni,amani-pse kaq me nguti,
E neve të mjerëve-ku po na lini,aman!?”
Seç shtrihej nëpër oborret tona një lubi:
“Në dorë të kujt,o Sylo,po lëmë vatan!?”

“Kadale,bre djem…kuku për neve nanat…
Nji dorë e keqe na zuni apo ndoj magji?!
Ku po i lini këto gra…të shkretat,zanat…
Ku po na i humbni këta engjëj-këta fëmijë?!

Ende më tingëllojnë tmerrshëm këto qortime,
Në oborrin e gjerë të së mirës hallë Rabishe.
Seç më qorton ashpër dhe e plagosur zemra ime…
Si me rrometë u zbraz Kosova prej një bishe!

Gjermani,më 8 dhjetor 2020

The post Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla appeared first on Sylejman Qyqalla.

]]>