Për fjalë shpirti – Sylejman Qyqalla
PËR FJALË SHPIRTI
Erdhi një kohë e rëndë,mor burrë,
Me dashje të bëhesh dhe “çunak”.
Malli të rrëmben e s’të shuhet kurrë
Me brezat…të çmallesh sado pak.
Erdhi një kohë,kur ulesh e mejton
Kërkon brezat t’i kapësh si me grep.
S’ka faj qyqja që thërret e vajton…
Për fjalë shpirti-doemos do një sebep.