May 25, 2024

Unë nuk mund të hesht – Sylejman Qyqalla

UNË NUK MUND TË HESHT

Dale,dale…unë ndoshta dhe mund të hesht;
Unë,ndoshta…ndoshta dhe mund të mos flas hiç!
Më lindi një nënë dhe nuk u linda nga një plesht…
Më lindi një nënë nga një baba…nuk jam dobiç!

Unë,mundet…ndoshta,në djall!Dhe mund të hesht
Hë!Të ta bëj qejfin-të gëzohesh ti,o maskara?!
Po…jo bre!Më lindi një nënë partizane dhe jo një plesht…
S’u linda dobiç i gjetur si pjellë e askujt nëpër ara!

Ndaj…s’mundem dot të hesht para një flake që djeg,
Para një fëmije që pa bukë s’e zë gjumi dot!
S’hesht kurrë para një parie,që qesh e popullin pjek…
S’hesht kurrë para një plake që qan me lotë!

Ndaj s’hesht kurrë kur si prostitutë më shahet Shqipëria,
Kur përbuzet dhe nga një dorë bëhet si ujk…e huaj!
S’hesht kurrë…kurrë,kur më lëndohen ëndrrat e mia…
S’hesht,jo!Më lindën nënë a baba dhe gjakun s’e bëj ujë!

Shpërndaje: