“Te dua” – Sylejman Qyqalla
“TË DUA!”
Unë kurrë s’të thashë “Të dua!”
(Dashuria s’do lustër me etiketë!)
Një ditë “dele” e gjashtë tjetër sua
Me zemër hapet qielli e çahen retë.
Unë dhe lule rrallë të dhurova
(Në vend të luleve,flasin sytë e mi!)
Gjithë yjet,zemër, për ty i ftova:
“Pak është një shekull-duam dhe një!”
Unë “Të dua!” fallso kurrë s’të thashë
(Një ditë gaz e gjashtë- tërë pelim!)
Zemrën time pa bujë-në dorë ta lashë:
“Bëj ç’të duash,zemër,me shpirtin tim!”
