May 24, 2024

Poet – Sylejman Qyqalla

POET

Nganjëherë njeriu s’di ç’të thotë më parë;
veç me një lule,-thonë,-s’vjen pranvera.
Kushedi se sa stuhi të sillen vërdallë…
s’digjet mali,byrazer-po s’e ndihmoi era!

Nganjëherë ndjehesh pisk si para xhelatit:
“Mos shkruaj siç do…veçse siç them unë!”
Ec e ha gurë e baltë,vëlla,në vend të pilafit…
s’më lë dot rrënja ta ha sapunin për “samun”!

Jo “nganjëherë”,por muzat përditë më qortojnë:
“O shkruaj të vërtetën o hidhe penën-lëre shkret!”
Dhe bubullimat anembanë seç na udhakojnë…
“Po qe se fjalës s’i jep formë-mos thuaj se je poet!”

Shpërndaje: