Unë e di – mike, kur zjarri brenda të vlon. E di mirë se kur iriqit gjembat i ngriten.
UNË E DI
Unë e di,mike,kur zjarri brenda të vlon,
E di mirë se kur iriqit gjembat i ngriten.
Sytë të çakërdisën e buzët e vala kafshon
Pret duart e burrit në faqet të të ngjiten.
Unë e di,mike,dhe dreqin ku bën vezë,
Kur buzët të thahen,doemos kërkon “sherr”.
E di kur ditë e bardhë të duket e zezë…
“Bota” të ka faj dhe të duket çdo gjë djerrë.
E di mirë,kur arën vërshon i forti prush
Ti kërkon “bujkun” me parmendë të lërojë.
“Jo veç arën…bjeri,bujk-mbill mal e fushë…
sa e bukur bota,o xhan…të rrojë…të rrojë!”