Dashuria moshë s’ka (Gruas për Ditëlindje) – Sylejman Qyqalla
DASHURIA MOSHË S’KA
(Gruas për Ditëlindje)
Dhe tash bëre…s’ka gjë për ndonjë shifër
I bëre kaq shpejt,grua…një gjashtë e një zero!
Por në dashuri e jetë,ne s’lamë asnjë mister…
Ndaj më thua prore:”Për dashuri…të kam hero!”
E di,për ty s’bëra pallat as miliona,palë…
M’u binde siç jam,grua,si dishepull.
Të dhashë në dorë zemrën valë-valë,
Ndaj thua:”Dua dhe më-pak është një shekull!”
Kurrë s’të premtova kulla të larta në qiell
As udhën si qilim të ta shtroj me gjardanë.
Peshqesh në dorë,ta lashë zemrën time-diell
Ndaj gjithnjë të rinj na mban dashuria jonë.
Dhe dashuria,si në koncert rrjedh,si melodi,
Në pentagram ma shkrive emrin tim “baba”.
Me një Taulant-Glauk e me një Shqipëri…
Ndaj them gjithnjë:”Dashuria moshë s’ka.”