May 30, 2024

Hani,hani – ju bëftë mirë, ju ujqër e zagarë. Hajeni de, këtë popull, që kaq vite hesht!

HANI,HANI…

Hani,hani…ju bëftë mirë,ju ujqër e zagarë,
Hajeni de,këtë popull,që kaq vite hesht!
Shitni,preni…bëni me popull të mjerë pazar
Ju,që shpresën ia shtypët si një plesht!

Hani,hani…ju bëftë mirë!Hani me garuzhdë,
Hajeni këtë popull,që e mësuat të bëhet rob!
Hajeni këtë popull,që për parti bëhet bluzhdë
Hajani zemrën e eshtrat hidhjani në skrap!

Hani,hani…ju bëftë mirë,ju padronë banditë,
Hajeni këtë popull,që fle si ariu në shpellë!
Hajeni këtë popull-argat i dreqit,për partitë…
Dhe tru e sy e mushkri-skuqini në hell!

Hani…hani,sa të mundeni-hani…
Si kuajve ju mori shavrani!

Shpërndaje: