Jam shqiptar me tri fe. Me një kokë e tri udhë. Me shumë caqe, pa ide. Tymos kot, si një llullë.
JAM SHQIPTAR
Jam shqiptar me tri fe,
Me një kokë e tri udhë.
Me shumë caqe,pa ide
Tymos kot,si një llullë.
Jam shqiptar me tri fe,
As në qiell e as në tokë.
Si dallendyshe,pa fole
Vetëmashtrimin e kam shok.
Jam shqiptar me tri fe,
Për me këngë,e bëj namin!
As këtu e as atje…
Asnjë gur për vatanin!
Jam shqiptar me tri fe,
Pa një arë e shumë pari.
Të gjithë mësyjnë e nuk i zë…
“Të rroj veç unë-vdis ti!”
Jam shqiptar në shtatë shtete,
Asnjë gardh s’bëra për vete.