May 9, 2024

Na falni gjyshër – Na falni etër e gjyshër për prapësirat. Për çdo gur e themel tuajin rrotullojmë!

NA FALNI,GJYSHËR

Na falni etër e gjyshër për prapësirat
Për çdo gur e themel tuajin rrotullojmë!
Na falni,që u bëmë qurravecë,si rrëshirat
Dhe harruam se nga vimë e kah shkojmë!

Na falni,se në emrin tuaj u mburrëm me nam
Na falni,se në emrin tuaj përditë atdheun shesim!
Na falni,se me gojën plot “flamur”,përditë ju hamë
Dhe ato që na latë amanet-në pazar e qesim!

Na falni për prapësirat- Atdheun prostitutë e bëmë
E shesim nëpër bulevarde-e zhveshëm lakuriq!
Na falni,gjyshër-dhe varret jua hamë,të qetë s’ju lëmë
Nga turpi,të hyjmë në dhe e të mblidhemi si iriq!

Na falni,që çdo të bukur e kthyem përmbys,si xhelatë,
Të përgjakëm e të ropëm si coftinën,pa mbarim!
E bëmë pleh çdo gjë në këmbë,të pastër që ju latë…
Të vij te ju te varret,gjyshër-s’kam fytyrë as guxim!

Shpërndaje: