Fjalën – Unë s’u rrita me jonxhë të huaj, ndaj s’them:”Një plus një-tre”.
FJALËN
Unë s’u rrita me jonxhë të huaj,
Ndaj s’them:”Një plus një-tre”.
Me mulli të huaj-kurrë nuk bluaj
Fjalën s’e end herë këtu-herë atje.
Unë kurrë s’e rrita me lustër shpirtin tim
Kurrë s’i ndërrova qimen as astarin.
Kurrë s’u bëra:”Herë Sulë-herë Ibrahim”
Pafytyrësisë-kurrë s’ia dhashë kaparin.