Desha – Desha,moj mike,të të puth ca si “egër”; mos të prishet ramazani-si thua ti?
DESHA
Desha,moj mike,të të puth ca si “egër”;
mos të prishet ramazani-si thua ti?
-S’ka gjë,e plotësoj në ramazanin tjetër…
do shoh më mirë se ç’thotë kurani!
Desha të të puth,po mos po bëj mëkat;
ç’thua…të heq fare dorë-të pres iftarin?
Jo,jo!Dita,o xhan,tepër është e gjatë…
M’u ndezën buzët dhe s’e durojnë zjarrin!