Lakmia – Ngordhi njëherë një i mjerë gomar se nuk dinte kah t’ia mbante,i shkreti!
LAKMIA
-fabul-
Ngordhi njëherë një i mjerë gomar
se nuk dinte kah t’ia mbante,i shkreti!
Në mes dy stogjesh:ku të hante bar?
Ngordhi nga lakmia e nga sikleti!
Ngordhi gomari i shkretë nga lakmia;
të hajë në atë stog a në stogun tjetër?
“Kështu më mësuan,të mjerin,njerëzia…
ah,si s’mësova gjë nga gomar i vjetër!”