June 7, 2024

Kosovari – “Deshta me shku n’luftë n’mal, po s’un e la pasulin për darkë!”

KOSOVARI

“Deshta me shku n’luftë n’mal,
po s’un e la pasulin për darkë!”
E ha bukën e hasmit-të dalë-ku të dalë…
e ndërron fytyrë,si gjarpri -zharg.

Do ta hajë mishin,pa e hedhur n’prush,
të piqet mishi-helli të mos digjet.
Për të- duhet të luftojë tjetërkush…
përballë hasmit-ndjenjen e kërriçit!

Fli,mor xhan,se neve ka kush na ruan;
fli…me gruan mos fli-po s’tha Amerika!
Në çdo mjegull,po e humb torruan…
dhëndërr do të bëhet me të huaj,”pika-pika”!

Herë “po ma kana” e herë “s’po ma kana”
e ha gjithnjë kungullin “për pjepër”!
Për ty gjithmonë partia-baba edhe nana…
për atdhe e komb-“punë e madhe-herën tjetër!”

Mos gënje,kosovar!(-Ndjesë nga ata që dhanë gjak!)
Me dy mendje-kurrë bre, s’dilet nga shtëpia!
Me këmishë të huaj,mjaft,o i gjorë-dole në sokak…
Siç thonë:”Ja t’i pruftë-ja t’i huptë krejt perëndia”!

Shpërndaje: