July 6, 2024

Marathonomak (Një mikes sime) – U njohëm,mike,fare thjeshtë unë e ti; me shpirtrat e bukur,si zgalem në natyrë.

MARATHONOMAK

(Një mikes sime)

U njohëm,mike,fare thjeshtë unë e ti;
me shpirtrat e bukur,si zgalem në natyrë.
Ku fjala-shkëmb na lidh pastër sy më sy
në këtë botën e shtrembër,mbushur zgjyrë.

Dhe unë me vargjet,si kalimtar të trokita,
kushedi.. nga dritarja me zambak të ftova.
Me dorën tënde trëndafilat-muza ujita…
“Hyr,poet!”-si në diell-mora krahë-fluturova.

Më dhe,mike,një dorë,si një udhëtari muhaxhir:
“Hë,poet,ngjyj penën,mblidhi muzat edhe pak!”
Kur unë kisha udhë me gropa,si rob me zinxhir:
“Mos u ndal,poet!Dhe një çikë,o marathonomak!”

Më zgjove,mike,më përmende dhe më shumë
me fjalë njeriu,pa lustër,pa maskë e pa bojë.
E dini,poeti është zemërqiell,i hapur tejembanë,
ndaj them:”Për njerëz të mirë,bota ka nevojë!”

Shpërndaje: