E gjeta, njëherë – në baltë një poezi. Nga imja Shqipëri, e kishte bartur “era”. E përkdhelja but, porsi një inxhi. Dhe thosha:”Do ta ruaj, se s’kam të tjera!”
E GJETA NJËHERË
E gjeta, njëherë, në baltë një poezi,
Nga imja Shqipëri,e kishte bartur “era”;
E përkdhelja but,porsi një inxhi
Dhe thosha:”Do ta ruaj,se s’kam të tjera!”
E mbaja atë letër si thesar,për çudi,
I merrja erë:”Ua!Aromë Shqipëri!
E gjeta poezinë,të mos ftohej e mbroja,
E ruaja…e puthja atë letër në çdo shkronjë…
Po në fund të saj,nga balta mezi shquaja:
“Fjala,o çun, mos harro,duhet të ketë formë!”
Bensheim,27 shtator 2013