May 9, 2024

Për ty Bardh

Për ty Bardh

Po, Bardh,për ty do mbaj çdo djersë e çdo barrë,
gojënepërkave,për ty gjuhën helm do t’ua pres.
Ti më ngrite në këmbë dhe kurrë s’më le zvarrë;
s’duroj kë me hile të ta çajë diellin tënd në mes.

Për ty,Bardh,i bukuri i Toplicës,me nofkën “muhaxhir”
,ëndrrat i kam me kroje,me fusha,me të bardhin plis.
Vura mburojen përballë-mish i huaj të mos bëjë sehir;
të përzunë nga Naisusi po prapë mbete i pellazgut fis!

Për ty,Bardh,me baltën tënde prore do të thur vargje;
(S’më duhet gjë ngjyra as penë, me t’botës stoli!)
Të të lidh me Nanë Shqipni-bëra urë me shumë harqe;
dorën e ngrohtë të nënës,Bardh-e gjeta veç te ti.

Për ty,Bardh…ah,sa shumë kam për të thënë…
nuk të shoh si njerkë-të shoh veç si nënë!

Shpërndaje: