Gjithë shqiptarët janë Shqipëri – Nga gjumi seç u zgjova rënd. I qullur nga një ankth tërë djersë…
GJITHË SHQIPTARËT JANË SHQIPËRI
Nga gjumi seç u zgjova rënd
I qullur nga një ankth tërë djersë…
Isha në ëndërr me babanë,
Luftëtar më dyzet e pesë.
Sa më erdhi keq kur u zgjova
Që tim atë e pashë veç në ëndërr,
Atë që mezi shpëtoi gjallë
Në Tivar…në famëkeqin masakër.
Dhe djersët i fshiva me fanelën
Që m’u gjend aty rastësisht…
Im atë nuk tundej nga rrëmujat
Që pushtuesi i bënte paturpësisht.
Më vjen keq për babë Ramizin;
Ishte trim i vërtetë e luftëtar,
Ushtar e mik i Gjon Sereqit
Tani po prehen në varr…
Dhe ëndrra po mekej,po shuhej
Bashkë me babain tim Ramiz…
Si nuk e kisha pranë ta përqafoja
Në mjekrrën që ia rruaja rregullisht!
Dhe vdiq ai me dorën grusht,
Apo veç mbylli sytë,kushedi…
Me zë të ngjirur mezi nxori:
“Gjithë shqiptarët janë Shqipëri!”
Bensheim,254 mars 1997