May 28, 2024

E dua ballin tim – Kurrë s’jam shitur për një sheqerkë. As dorën e askujt s’e pranoj me hile.

E DUA BALLIN TIM

Kurrë s’jam shitur për një sheqerkë
As dorën e askujt s’e pranoj me hile.
E njoh nënën…e di se kë e kam njerkë,
E njoh “qengjin” me buzëqeshjen skile.

Kurrë s’jam shitur për asnjë vlerë;
As tërë bota s’e arrin “çmimin” tim.
E dua ballin tim të lartë e të gjerë…
Të godas e të dua-gjithnjë kam guxim.

Shpërndaje: