May 19, 2024

Rriqer e kalit – Ç’më shtiresh,o soj i pasoj… Jargisesh si qen,për një thele?

RRIQËR E KALIT

Ç’më shtiresh,o soj i pasoj…
Jargisesh si qen,për një thele?
S’je as lakër as lule,por -barojë:
shpirtin e ke ujk,fytyrën “dele”.

Ç’më shtiresh,o soj i çakallit?
Mua më thua:”Ti mirë e ke”!
Dhe tjetrit i bëhesh bisht i kalit,
Me çdo njeri ke fytyrë të re.

Kot më shtiresh,o i pacipë…
Unë t’i njoh dhe rrudhat e ballit!
Aq më bën se u ngrite një çikë…
Unë s’jam si ti…rriqër e kalit!

Shpërndaje: