Gjuha – Kurrë…as pa dashje s’dua të fyej njeri. S’dua të hedh fjalët,si bajgën lopa.
GJUHA
Kurrë…as pa dashje s’dua të fyej njeri.
S’dua të hedh fjalët,si bajgën lopa.
Po pati dritë për mua-do ketë dhe për ty…
Bashkë në rrafsh dhe në udhën me gropa.
Kurrë…as pa dashje s’do rëndoja një zemër njeriu
E të turpërohem nga gjuha ime e thartë,limon.
Të iki e ta fsheh kokën në dhe,siç e fsheh struci,i ziu…
E të më thonë:”Ja,ky poeti…kot që letrën e rëndon!”
Kurrë…kurrë në jetë s’harroj se quhem njeri
Veç nga gjuhë e ëmbël-bëhemi bashkë të dy.