October 26, 2024

A dëgjove,Migjen ? – “Zotni…zotni,të lutem…më fal ndoi sen!”. Pse kaq shumë më therr, më djeg si prush..

A DËGJOVE,MIGJEN

“Zotni…zotni,të lutem…më fal ndoi sen!”
Pse kaq shumë më therr,më djeg si prush..
Ç’t’u desh dhe në këtë shekull të vish,Migjen?
E sheh…të varfrit-si atëherë…s’ia var askush!

Kokrra e misrit sa një mal,sa një botë
Po…pse erdhe sërish me Lulin e jo vetë?
Opinga po na gërryen,vëlla-si një golgotë…
Sërish,o Migjen…po na nxihen retë.

Luli…as opinga…po as qymyr nuk ka
Zotëriu e zhveshi lakuriq në këtë acar…
A dëgjove,Migjen?Një ushtar nga uria ra
Gjëmës së Lulit…s’i bëri dot ballë.

Fli,Migjen…s’ke ç’të shohësh dot mbi dhe…
Një grusht “kalorësish” pështynë mbi Atdhe!

Shpërndaje: