O trojet e mia – Qaj Kosovë e qaj moj Shqipni. Qani Shkup,Preshevë,Prishtinë e Tiranë! Sa keq të prenë,pa kokë mbete ti. Sërish na erdhën Zogolli me Esat Pashanë!
O TROJET E MIA
Qaj Kosovë e qaj moj Shqipni
Qani Shkup,Preshevë,Prishtinë e Tiranë!
Sa keq të prenë,pa kokë mbete ti
Sërish na erdhën Zogolli me Esat Pashanë!
Qani me kujë,o trojet e mia
Sërish invalide na u bë Shqipnia!
Pse polle,moj nënë, këta zagarë
Për një kolltuk,të qitën në pazar!
Ta bënë,moj nënë,fushën gropa-gropa
Nuk të duan në këmbë-veç copa-copa!
E shkelën gjak’n e brezave për parti
Që shurdhmemece të mbetesh ti!
S’e duan në mes,s’e duan djalë Albinin
S’e duan,moj nënë,trimin me fletë!
Të gdhendin arkivol,të tjerrin qefinin
Hendekun ta hapin të të mbulojnë vetë!
Zemra më çahet,kurrë s’tu hoq gazepi
Moj nënë Shqipëri,frymën të ndajnë në mes!
Erdhën sërish Pashai e Sulltan salepi
Leqet të t’i ngrehin me të pabesë!