Zgjohu, o popull – O, ç’na u ngriten si bishat, ca zagarë Moj Kosovë e mjerë,të ta bëjnë qefinin. Na u ngjallën Zogu me ca pashallarë Të rivrasin Gurakuqin,Avniun dhe Naimin!
ZGJOHU,O POPULL
O,ç’na u ngriten si bishat,ca zagarë
Moj Kosovë e mjerë,të ta bëjnë qefinin.
Na u ngjallën Zogu me ca pashallarë
Të rivrasin Gurakuqin,Avniun dhe Naimin!
O,ç’na u ngrit një mjegull dhe errëson qiellin
Një kolerë e vjetër të të rivrasë,Shqipëri!
Të ndajnë gjahun,copa-copa të ta bëjnë diellin…
As qeni dot të mos e njohë,të zotin e tij!
O,ç’na u ngritën një karvan me bujë
Ty,Kosovë,të të bëjnë robinë të vjetër!
Në shtëpinë tënde,të rrish si e huaj…
Të ta qepin fustanin,u bënë ca mjeshtër!
O,ç’u çuan në këmbë,moj nënë,ca dinazaurë
Me flakë të të djegin,e mjerë-Kosova ime!
Dhe hiri të të tretet e të të mos gjendet kurrë…
Qan Hëna,qajnë yjet- vetë Dielli i zemrës sime!
O,ç’u ngritën ca ushujza të ta pinë gjakun
Të të shuajnë nishan,gjuhë e flamur!
Zgjohu,o popull-godit bre-e merr hakun
Gjilpëren tënde-dreqit mos ia lër kurrë!