Një gur Shqipëri – Po kaloja nëpër Shqipërinë tonë.Isha me gruan dhe me fëmijët e mi… U ndalëm të pushonim diku në Tropojë. Kapa një gur dhe po e mbaja në gji.
NJË GUR SHQIPËRI
Po kaloja nëpër Shqipërinë tonë
Isha me gruan dhe me fëmijët e mi…
U ndalëm të pushonim diku në Tropojë
Kapa një gur dhe po e mbaja në gji.
-Po për se të duhet,baba,ky gur?!”-
Më pyetën fëmijët me frikë.
Nuk e dinin se ai gur ish flori e flamur…
T’ia çoja në varr babait si prikë.
Ai gur i shenjtë ishte kërkuar me shekuj
Të godiste në kokë pushtuesin e pafre.
Im atë Ramizi u ishte qepur maleve me shokë
Për këtë gur xhevahiri,që quhet ATDHE.
Dhe gurin ia vura tim eti mbi varr…
Ngadalë ia vendosa te koka,sihariq.
M’u duk sikur hapi sytë e u ringjall…
Për Shqipërinë e tij…i zhuritur vdiq.