May 21, 2024

Pse – (Pse,zemër,s’u bëre verë të të pija unë në çdo çast? Pse më ikën lehtë,si një erë e s’më merr me vete,posi trastë? – Sylejman Qyqalla

PSE

Pse,zemër,s’u bëre verë

të të pija unë në çdo çast?

Pse më ikën lehtë,si një erë

e s’më merr me vete,posi trastë?

Pse,moj zemër,s’u bëre diell,

të më ngohësh dhe kur s’je pranë?

Kam të ftohtë,moj luleverë…

i pavarkë në detin e paanë!

Pse,moj zemër,m’u bëre këngë

e më mbete e freskët në buzë?

Pse s’u bëre e ashpër “zënkë”

e në gjoks m’u bëre muzë?

Pse,moj zemër,m’u bëre hije

e s’të marr dot përballë?

Në duar dua të hollat- tuat ije,

buzë e faqe…të gjerin ballë.

Shpërndaje: