Ti moj “Mike” – Ti mjeshtërisht, moj mike, shtiresh se “po fle”; ani përballë meje që di dreqin ku bën vezë!
TI,MOJ “MIKE”
Ti mjeshtërisht,moj mike,shtiresh se “po fle”;
ani përballë meje-që di dreqin ku bën vezë!
I kam kapërthyer kaherë përtej dete e male;
e di mirë,kur zgjohen valët e kur zjarri ndez!
Ti shtiresh bukur,moj “mike”,se “po fle”;
e di mirë zërin e gruas se si troket!
Kaherë më bartën “rrëmuja” tej e tutje;
e di mirë,kur zëri yt,me ngut më thërret!
Ti shtiresh butë me “gërhamë” se “po fle”;
ushtarit,moj grua-s’i duhet asnë kambanë!
“Armiku”-kurrë në gjumë mua dot s’më zë-
“atdheut” i bëj roje-s’më tremb asnjë “tufan”!
Ti shtiresh bukur…s’ka gjë-e di këtë “hendek”;
epo,”minatori” mirë i njeh shtresat e arit!
Jam “gjahtar” ,që lepurin-ferrë më ferrë,ndjek-
-jam “bujk”,që di ajamin e rakinë e Skraparit!