Dashurinë – Kurrë dashurinë s’e desha me silikon, të bjerrur me:”Të më dojë bota”-për sy. E dua,ku jeta natyrshëm puthet e frymon: “Më duaj,zemër,se dhe unë të dua ty!”
DASHURINË
Kurrë dashurinë s’e desha me silikon,
të bjerrur me:”Të më dojë bota”-për sy.
E dua,ku jeta natyrshëm puthet e frymon:
“Më duaj,zemër,se dhe unë të dua ty!”
Kurrë dashurinë s’e desha me prozhektorë,
për ca duartrokitje fallso për modën-bulevard.
E dua,ku jetën-edhe në stuhi-ta kemi në dorë;
dhe nga balta të nxjerrim buzëqeshje të zjarrtë.
Kurrë dashurinë s’e desha të maskuar,
ku fshihen të palarat,me dekor-si lodër.