Sa shumë duhemi, o gjysh! E sheh, gjysh? Tash u rrita, i bëra tri pranvera – Sylejman Qyqalla
SA SHUMË DUHEMI,O GJYSH
E sheh,gjysh?Tash u rrita,i bëra tri prenvera;
mua më ke të parin,të mirin,-“të vjetrin”!
Nga dora ime,përditë ty të hapet dera…
sa shumë,o gjyshi im-e duam njëri-tjetrin!
Sa shumë duhemi,o gjysh!Zemra na bëhet mal;
mezi presim agimin,të bëhemi bashkë ne të dy!
Nga ti,o gjysh,i mësova më të bukurat fjalë…
t’i dua prindër e gjyshër,gjuhë,flamur e Shqipëri!
Më 6 shtator 2016
