May 20, 2024

Nëse,unë,biri yt, s’di se nga vij, nëse dhe pa dashje të harroj- -më digj dhe varrin me thëngjij… pa emrin tënd-në djall të shkoj! – Sylejman Qyqalla

PËR TY,BARDH
Nëse,unë,biri yt, s’di se nga vij,
nëse dhe pa dashje të harroj-
-më digj dhe varrin me thëngjij…
pa emrin tënd-në djall të shkoj!

I shalova kuajt,Bardh,te ti të vijnë,
t’i ngarkojnë muzat,të fluturojnë si era.
Flladin e ngrohtësinë tënde,që mbinë.
të çelin vargjet si lulet,që sjell pranvera.

E di ti,Bardh,vetë Zeusi,punoi shumë për ty;
“Ja,këtu do ta bëj një parajsë,të ndritë qiellin…
dhe Olimbia të zbresë e ujë kristali të pijë,
me Pirron e me Teutën-të zbresin Diellin”.

Për ty,Bardh,shpesh më ka zënë mëngjesi,
duke të të soditur pëllëmbë për pëllëmbë;
të të mos kafshojnë xhelati e i pabesi…
të të ruaj të virgjër-hëngra veten me dhëmbë.

Të kujtohet,Bardh,dhe Gjergji këtej qe me ushtri,
në kalanë Dardane,të shlodhet nga luftë e gjatë?
Bukë të bardhë e ujë kristali piu në kroin “Çeli”…
në lumin “Drenica” shpëlau gjakun në shpatë.

Shpërndaje: