May 5, 2024

Kohë e nderë – Sylejman Qyqalla

KOHË E NDERË
Ka ardhur një kohë tepër e keqe,
të bëhesh “artist”-të qeshësh me zor.
Në udhën tënde të ngrihen shumë tregje,
të thërrasin të bëhesh servil e horr.

Ka ardhur një kohë tepër e nderë,
kur bota do maskarenj e pusht.
Je “i demoduar” po qe se do nder,
ndaj shpesh mallkon e tund me grusht.

Kohë…erdhi kohë tepër e keqe,
të pret diell e çdo gjë bëhet gri.
Erdhi një kohë që do “Lepe-peqe!”
Të thotë:”Një plus një-bëjnë tre!”

Ka ardhur një kohë…zi e më zi…
ç’të hedh më parë në letër?S’e di!

Shpërndaje: