Mos më fol për Shqipëri flamur – Sylejman Qyqalla
MOS MË FOL PËR SHQIPËRI E FLAMUR
Mos më fol për Shqipëri e as për flamur,
O ti,që e hodhe në treg dhe i ha të gjallë!
As me dorë flamurin mos e zër kurrë,
Që leh dhe e ha Shqipërinë,si zagar!
Mos më fol ti kurrë për flamurin tim perri,
Mos u jargis nga maskat,o i pafytyrë!
Nuk do dhelpra në sofër,imja Shqipëri,
Ju që e cfilitët atdheun dhe e bëtë zgjyrë!
Mos më fol ti kurrë as për Gjergjin,kurrë,
As për Ademat,që dritë i dhanë Shqipërisë!
Kurrë mos u jargisni me plot gojën “flamur”,
Ju që turp e faqe të zezë i sollët lirisë!
Mos më fol ti,që shamatë bën me komshinë,
Për një mexhë,për një pulë e për një lopë!
Ti je veç një hiç për kombin e Shqipërinë,
Je një plagë,një barrë e veç një gropë!
Mos më folni për heronj e dëshmorë,kurrë
Me këmbë të humbur,të skamur-pa bukë!
Mos më fol për gjakun,që rrodhi gurrë,
O ju me lëkurë deleje dhe me zemrën ujk!