May 8, 2024

Për ty, Shqipëri – Sylejman Qyqalla

PËR TY,SHQIPËRI
Për ty,Shqipëri,u zura me dreqin e të birin,
Po zani im-kurrë bre nuk më shterroi!
U zura me titistë,që po ta bënin qivurin
Dhe ende kjo luftë dhe sot nuk mbaroi!

Për ty,Shqipëri,kurrë në hamendje s’u stepa;
Ca donin Titon e shumë kumbarë Rankoviçin!
Tash shtiren për të kaluaren,po s’hipin në plepa,
Sërish duan ty,Shqipëri,të ta lënë dobiçin!

Për ty,Shqipëri,për kombin tim e për flamur,
(Mos ma zër,o pis ngoje një “komb kosovar”!)
Tjetër ngjyrë flamuri-s’do ta dua kurrë!
Kosova-Shqipëri dhe flamuri- shqiptar!

Për ty,Shqipëri…vetëm për ty
Dhe në vdeksha-do ngjallem përsëri!

Shpërndaje: