May 10, 2024

Migjen – Sylejman Qyqalla

MIGJEN
Dhe unë,si ti,kërkoj një grusht,Migjen
Ta godas këtë glob që hesht si meit.
Fjalë e dhënë për njeriun-fare s’zë vend…
Ikën me pengje heronjtë,u bënë shehitë!

Dhe unë,Migjen,kërkoj një grusht sa një mal,
Ta tund këtë botë që fle dhe dehet nga një hiç.
Ta dridh dhe oqeanin me më të lartat valë…
Të mos e shoh Atdheun të ngarendë nga një kërriç!

Dhe unë,o Migjen “Misrin” e Lulin i takova,
Po me atë çmim mali e këpucën e grisur!
Dhe unë tunda gjoks e grusht,u përgjërova
Të zgjohet nga gjumë arushe,kjo tokë trukrisur!

Dhe unë,Migjen dhe unë…me refren:
“Vallë,a do të mbushemi ndonjëherë mend?”

Shpërndaje: