Ku po shkoni bre – Sylejman Qyqalla
KU PO SHKONI BRE
(Rabishe Simnicës-Bardh i Madh)
Ende më tingëllojë tmerrshëm:
“O,Sylo,amani ku po shkoni bre?!”
Me sy të çakërdisur,shumë zëshëm,
Fqinja ime e mirë-halla Rabishe.
“Kah po shkoni,amani-pse kaq me nguti,
E neve të mjerëve-ku po na lini,aman!?”
Seç shtrihej nëpër oborret tona një lubi:
“Në dorë të kujt,o Sylo,po lëmë vatan!?”
“Kadale,bre djem…kuku për neve nanat…
Nji dorë e keqe na zuni apo ndoj magji?!
Ku po i lini këto gra…të shkretat,zanat…
Ku po na i humbni këta engjëj-këta fëmijë?!
Ende më tingëllojnë tmerrshëm këto qortime,
Në oborrin e gjerë të së mirës hallë Rabishe.
Seç më qorton ashpër dhe e plagosur zemra ime…
Si me rrometë u zbraz Kosova prej një bishe!
Gjermani,më 8 dhjetor 2020