Ç’është me shqiptarët – Sylejman Qyqalla
Ç’ËSHTË ME SHQIPTARËT
Boll shumë pashë e s’po e kuptoj,
Ç’është me shqiptarët?U plaçin sytë!
“Vdis ti… e të gjithë-veç unë të rroj!”
Sa zor të bëhemi në jetë vetë i dytë!
Boll shumë pashë e sytë m’u shqyen,
Asht e palcë bre,më pikojnë gjak!
Ndaj njëri- tjetrit-gjithmonë na ndërsyen,
Të na shkojnë në hell dhe u duket pak!
Sa shumë pashë e kurrë mos pafsha,
Lotë e plagë të fëmijëve pa bukë!
As në ëndërr në shpirt mos u vrafsha,
Ndaj njëri-tjetrit-dhelpër e ujk!