May 9, 2024

Me vete marr Shqipninë – Sylejman Qyqalla

ME VETE MARR SHQIPNINË
Ti ike,baba…ike si sot…në Nëntor,
Po fjala e zjarri yt më rrinë mbi shpinë.
Si trajstë,kudo ku shkoj,i mbaj në dorë,
Kudo ku shkoj-me vete marr Shqipninë!

Ti ike,baba… dhe pas kaq vitesh,nuk besoj,
Hija jote më ndjek: “O bir,kurrë mos u rrëzo!”
Si hajmali Shqipërinë e kam kudo të shkoj
“Dhe po u rrëzove,bir-kurrë mos u ligështo!”

Ti ike,baba,ndonëse thosha:Vdekje s’ka për ty…
E si mund të vdesë për mua e madhja lavdia!
Përditë,o baba…flas,këndoj e rri me ty gjithnjë…
Vetë thoshe:”Nuk vdes,o bir, kurrë Shqipnia!”

Ti ike,baba,po këngët e Jugut m’i le në sirtar,
Me Pashko Vason e Gjergj Fishtën-bashkë jemi!
“Kurrë,bir,mos u ndje i vogël që je shqiptar…
Shqipërinë tonë-të bukurën e dheut e kemi!”

Ti Ike,baba…o shoku im…ose je fshehur,kushedi…
O shoku im Ramiz-i mijërave urave me Tiranë!
Mbaj hajmalinë tënde:”T’gjithë shqiptarët-Shqipni!”
“Dhe në qoftë me plagë-Shqipninë e kemi nanë!”

Shpërndaje: